Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

UEFA anulon ndeshjen Rumani - Norvegji

UEFA anulon ndeshjen Rumani - Norvegji

12:25, 15/11/2020

Mirel Radoi, trajneri i Rumanisë, nuk do të ketë nevojë të ndal një snajper si Erling Braut Haaland, pasi Covid-19 u kujdes përta bërë këtë.

Rumania dhe Norvegjia do të përballeshin mbrëmjen e sotme midis tyre në kuadër të javës së 5-të të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Mirëpo kjo ndeshje nuk do të zhvillohet, pasi autoritetet norvegjeze kanë vendosur të bllokojnë fluturimin e kombëtares së tyre për në Bukuresht.

Një vendim që vjen pas daljes pozitiv me Covid-19 të futbollistit, Omar Elabdellaoui. Takimi u anulua nga UEFA . Ndeshja mund të luhet në një moment tjetër ose do t’i jepen tri pikët në tavolinë Rumanisë (3-0) nëse Norvegjia është përgjegjëse për anulimin. Nëse, Norvegjia nuk është përgjegjëse dhe takimi nuk mund të shtyhet në një moment tjetër, atëherë ndeshja do të mbyllet në barazim. Në këtë grup 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve, Norvegjia (9 pikë) mund ta lërë Austrinë (9 pikë) të shkëputet në renditje. Austriakët luajnë ndaj Irlandës së Veriut që mban vendin e fundit në me 1 pikë të grumbulluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco