Barcelona gati t’i ofrojë gjithçka Ansu Fati-t

Barcelona gati t’i ofrojë gjithçka Ansu Fati-t

11:04, 15/11/2020

Ansu Fati ka bërë një nisje mjaft të mirë të sezonit me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi 18 vjeçar është kthyer në një titullar të pa diskutueshëm në formacionin e Ronald Koeman.

Për fat të keq, një dëmtim në menisk ka bërë që ai të dalet dhe ne nuk do të kemi mundësi ta shohim në fushë deri në shkurt të 2021...

Në të njëjtën kohë, pak si Mbappe dhe Neymar në Paris, dosja Fati fillon të bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, ndërsa javët vijojnë të ecin. Nëse lojtari i rritur në akademinë “La Masia” ndoshta nuk dëshiron të largohet nga klubi blaugran, kontrata e tij skadon në 2022, prandaj shumë shpejt dhe disa klube, të tilla si Manchester United, janë të gatshme të bëjnë gjithçka për ta bërë atë pjesë të tyre.

Siç shpjegon e përditshmja “Marca” , Barcelona ka bërë përparim në negociatat për t'i ofruar një kontratë të re talentit 18 vjeçar dhe për të siguruar të ardhmen e tij në klub. Të dy palët po negociojnë një marrëveshje me një datë të re të skadimit të kontratë dhe mbi të gjitha një pagë më të lartë, në përputhje me statusin e tij të ri brenda ekipit. Edhe pse ndodhen në vështirësi financiare, Barcelona synon të bëjë një sakrificë për të kënaqur lojtarin.

Kështu drejtuesit e klubit katalan po planifikojnë t’i ofrojnë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-ës dhe me një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon, një shifër kjo e padëgjuar më parë për një futbollist 18-vjeçar.

Synimi i katalanëve është që të përfshijnë në kontratë edhe një klauzolë prishjeje për shifrën e 700 milionë eurove, duke blinduar kështu plotësisht një nga futbollistët më të talentuar në planet, i cili është gati të marrë stafetën nga ylli argjentinas Lionel Messi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco