Sot, ndeshja ndaj Kazakistanit - Shqipëria në fushë vetëm për fitore

Sot, ndeshja ndaj Kazakistanit - Shqipëria në fushë vetëm për fitore

09:42, 15/11/2020

Në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, luhet sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë synojnë të ngjiten në krye të grupi dhe fitorja në këtë takim është detyrim për ta. Megjithatë, çdo gjë i duhet lënë fushës, teksa djemtë tanë duhet të “shtrëngojnë dhëmbët”, për të marrë një rezultat pozitiv.

Trajneri Reja pritet të mos bëjë shumë eksperimente dhe për këtë është provuar një formacion me lojtarët që kanë ofruar më së shumti garanci deri tani. Nga sa është provuar në stërvitjet e kryera në Durrës, ka nga një dilemë për secilin repart.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco