Alarmi i Marotta-s: Ne po përballemi me një situatë dramatike, rrezikojmë falimentimin

Alarmi i Marotta-s: Ne po përballemi me një situatë dramatike, rrezikojmë falimentimin

09:06, 15/11/2020

Seria A është një nga ligat që po vuan më shumë nga pasojat e pandemisë . Giuseppe Marotta, drejtori sportiv i Inter, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e vështtirë që po përjeton futbolli në Itali: “Situata jonë, ajo e futbollit italian, rrezikon kolapsin.”

Marotta, i cili foli në Festivalin e Gazetarisë Glocal 2020, shpjegoi krizën serioze me të cilën përballen klubet: Në mbledhjet e para të ligës, kemi kryer një bilanc mbi humbjet dhe situata nuk është e mirë. Problemi është që sot, në futboll, kostoja e punës nuk është në proporcion krahasuar me të ardhurat e kaluara dhe ato të sotme. Gjithçka është pakësuar ndjeshëm krahasuar me mungesën e arkëtimeve nga biletaritë, që peshojnë në bilanc për rreth 50 milionë euro. Arkëtimet nga sponsorët, në krahun tjetër, ndikojnë me rreth 20% në bilanc; më pas vijnë investimet, të drejtat televizive”.

Marotta ka folur kështu lidhur me një ndërhyrje të mundshme të qeverisë: “Zgjidhja nuk është t’i kërkohen para shtetit, është e pamendueshme. Megjithatë, sistemi ynë paguan çdo vit 1-1,2 miliardë kontribute. Ajo që duam është të kemi së paku shtyrje të taksimit, duam të konsiderohemi si një nga kontribuuesit më të mëdhenj, diçka që në të vërtetë jemi.

Duhet të konsiderohemi më tepër nga qeveria, jo në terma kontributi apo financimesh, por për të shpërndarë pagesat në një mënyrë të ndryshme. Nuk duhet të mendojmë për arkëtimet, por të reduktojmë kostot. Ato të punës përfaqësojnë 70% të xhiros dhe nuk ka ndërmarrje në asnjë sektor që mund të mbajë një kosto kaq të lartë. Me përjashtim të mundësisë që të gjendet një mbështetës apo një borxh, do të thotë falimentim. Ose biem dakord të gjithë së bashku dhe merren vendime unike, ose ndodhemi përpara një situate dramatike nga pikëpamja ekonomiko-financiare. Sot duhet bërë kujdes për pagat”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco