Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

VIDEO/ Franca mposht Portugalinë dhe ‘blindon’ vendin e parë

VIDEO/ Franca mposht Portugalinë dhe ‘blindon’ vendin e parë

22:59, 14/11/2020

Franca ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Portugalisë në “Da Luz” të Lisbonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Ligën e Kombeve.

Cristiano Ronaldo ishte i pari që rrezikoi portën, por që nuk ishte i saktë. Francezët provuan me Adrie Rabiot dhe Anthony Martial tri herë, por as këta nuk arritën të shënonin.

Goli i vetëm në ndeshjen u shënuan në pjesën e dytë, kur N’Golo Kante dërgoi në rrjetë topin e kthyer nga portieri.

Me këtë fitore, Franca pothuajse e siguron vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Portugalia është e dyta me 10 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco