Gafa e pabesueshme, Ramos gabon dy herë nga penalltia në ndeshjen historike!

Gafa e pabesueshme, Ramos gabon dy herë nga penalltia në ndeshjen historike!

22:43, 14/11/2020

Spanja nuk mori më shumë se një barazim 1-1 në duelin në transfertë ndaj Zvicrës në Ligën e  Kombeve.

E çuditshme, por e vërtetë! Kapiteni i Spanjës, Serxhio Ramos, gaboi 2 herë nga pika e bardhë e penalltisë, në një nga ndeshjet më speciale të karrierës së tij.

Mbrojtësi spanjoll realizoi sot paraqitjen e 177-të me “Furinë e Kuqe”, duke parakaluar kështu legjendën italiane Xhixhi Bufon dhe duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje me ekipin kombëtar në Europë, si dhe aktualisht mban vendin e 5-të për sa i përket renditjes botërore, me vetëm 8 ndeshje larg vendit të parë që mbahet nga egjiptiani Hasan, i cili është tërhequr nga futbolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco