Belgjika akuzon Realin për infektimin e Eden Hazard me Koronavirus

Belgjika akuzon Realin për infektimin e Eden Hazard me Koronavirus

20:51, 08/11/2020

Në Belgjikë besojnë se infektimi me koronavirus i yllit të kombëtares Eden Hazard është një lajm i rremë, i prodhuar qëllimisht nga Real Madridi.

Media belge “HLN” raporton se nuk beson që sulmuesi madrilen të jetë infektuar me të vërtetë me COVID-19, por ky është një “komplot” i përgatitur nga klubi spanjoll për të mos lejuar Hazardin që t’i bashkohet kombëtares së “Djajve të Kuq” për ndeshjet e muajit nëntor.

Ditën e djeshme, Reali njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se dy futbollistët e tij Kasemiro dhe Hazard rezultuan pozitiv në testin e fundit për koronavirusin.

Për rrjedhojë, ata nuk do të luajnë sot me Valencian dhe as me ekipet kombëtare respektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco