Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Probleme për Kombëtaren, Roma ‘bllokon’ Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit

Probleme për Kombëtaren, Roma ‘bllokon’ Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit

19:22, 08/11/2020

Një tjetër telash i shtuar për Kombëtaren, në prag të 3 sfidave të muajit nëntor.

Sipas “Sky Sport”, autoritetet shëndetësore në Romë kanë vendosur që të “bllokojnë” futbollistët, të cilët nuk mund t’u bashkohet kombëtareve përkatëse për shkak të daljes pozitive të sulmuesit Edin Dzeko.

Kësisoj, mbrojtësi Marash Kumbulla do të humbasë 3 sfidat e nëntorit.

Kujtojmë që kuqezinjtë e Rejës do të ndeshen fillimisht ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore, për të vijuar më pas në 2 sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me futbollistët e Fiorentinës, pas daljes pozitiv të Callejon.

Një vendim ky që ka shkaktuar një situatë kaotike, e cila pritet të qartësohet në mënyrë më të detajuar në orët në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco