Paolo Dybala me probleme shëndetësore

Paolo Dybala me probleme shëndetësore

17:47, 08/11/2020

Sezoni i ri futbollistik nuk po ecën në mënyrën e duhur për yllin e Juventusit dhe Argjentinës, Paulo Dybala.

Kombëtarja bardhekaltër bëri me dije nëpërmjet një komunikate për shtyp se 27-vjeçari vuan nga probleme urologjike (gjenito-urinare) dhe për rrjedhojë nuk do të grumbullohet për ndeshjet e radhës së Argjentinës.

“Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, nuk do të thirret me kombëtaren e Argjentinës për shkak të probleme gjenito-urinare dhe ka nevojë për vëzhgim”, shkruhet në njoftimin e Federatës Argjentinase të Futbollit.

Lajmi vjen pas barazimit 1-1 të Juventusit kundër Lazios në kampionat, ku Dybala u aktivizua vetëm 14 minuta duke i zënë vendin Cristiano Ronaldos.

Nën drejtimin e teknikut Pirlo, lojtari nuk është një titullar i padiskutueshëm te Juventusi.

Problemet në fjalë të tij mund të ndikojnë dhe në paraqitjet e mëtejshme të Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco