Serie A/ Interi ngec në derbin zikaltër me Atalantën, Roma nuk gabon në transfertë

Serie A/ Interi ngec në derbin zikaltër me Atalantën, Roma nuk gabon në transfertë

17:07, 08/11/2020

Interi ngec sërish në kampionat dhe këtë herë në transfertën e vështirë ndaj Atalantës, në derbin zikaltër, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, ndonëse kaloi i pari në avantazh.

Interistët zhbllokuan sfidën me anë të Lautaro Martinez në minutën e 58-të, pasi sulmuesi kërceu mirë me kokë pas një krosimi të Young dhe dërgoi topin në rrjetë.

Më pas skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shpërdoroi disa mundësi për të mbyllur ndeshjen, ku më flagrantja ishte ajo e Arturo Vidal, i cili avancoi për shumë metra i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij u ndaj nga gardiani i Atalantës.

Nga ana tjetër bergamaskët gjetën golin e barazimit në minutën e 79-të me anë të rusit të ardhur këtë verë te Atalanta, Miranchuk, që me një gjuajtje pa shumë pretendime, gjeti cepin e portës së Handanovic.

Me këtë barazim Interi shkon në kuotën e 12 pikëve dhe përkohësisht 4 pikë larg Milanit kryesues, ndërsa gjatë dy javëve të ndërprerjes, Contes do t’i duhet të punojë shumë me zikaltrit, për të mos shpërdoruar një tjetër sezon.

Bën detyrën Roma, që ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Genoas dhe të ngjitet në vendin e tretë, në kuotën e 14 pikëve.

Pa Dzekon të prekur nga COVID-19, ishte armeni Henrik Mkhitaryan ai që shënoi të tre golat për verdhekuqtë, ndërsa Genoa barazoi përkohësisht me anë të Marko Pjacës.

Zhgënjen ndërkohë Torino, që nuk shkon përtej barazimit pa gola ndaj Crotones në shtëpi. Skuadra “granata” gjuajti vetëm një herë në portë gjatë gjithë 90-minutëshit dhe tashmë e ardhmja e trajnerit Marco Giampaolo është në rrezik të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco