Gega komenton humbjen e Kukësit me Partizanin: Disa gjëra nuk po ecin

Gega komenton humbjen e Kukësit me Partizanin: Disa gjëra nuk po ecin

16:24, 08/11/2020

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, është shfaqur i zhgënjyer për humbjen ndaj Partizanit.

Për “Gol pas Goli”, Gega është shprehur se në ekipin e tij nuk ka senatorë, por shprehet se lojtarët që ka në skuadër, mund t’ia dalin deri në fund, duke u bazuar edhe në atë që ka parë në stërvitje.

“Jemi përpara faktit se kemi marrë dy rezultate negative. Sot ishte ndryshe nga ndeshja me Tiranën, sot bëmë një pjesë të parë shumë të mirë ku edhe mund të kishim shënuar. Pjesën e dytë kishim një lodhje, pavarësisht se tentuam për të shënuar.

Titulli? Në futboll është rezultati që vendos gjithçka. Nga një javë në tjetrën nuk është njësoj. Janë dy javët e para, nuk do e dëshironim diçka të tillë. Në stërvitje shohim këta djem të rinj që premtojnë shumë, por shpresoj që t’i marrim gjërat me qetësi.

Senatorët e Kukësit? Normalisht që jemi profesionistë, fati por edhe zgjedhjet na penalizuan ndaj një ekipi që ka qenë pjesë e jetës sime. Të gjithë mendojmë të fitojmë, pavarësisht se kush është përballë, ne jemi profesionistë. Ne duhet ta analizojmë humbjen dhe ta marrim me qetësi. Nuk kemi liderë në ekip sot për sot. Disa gjëra nuk po ecin, por shpresoj të rregullohen.

Është një koordinim që duhet të mbajmë balancat në sulm. Pas pësimit të golit gjërat ndryshuan”, u shpreh Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco