Teuta kthehet në makth për Tiranën, durrsakët fitojnë falë golit të Lorenco Vilas

Teuta kthehet në makth për Tiranën, durrsakët fitojnë falë golit të Lorenco Vilas

15:44, 08/11/2020

E njëjta histori edhe këtë sezon. Teuta mbetet “macja e zezë” për Tiranën, që e ka mposhtur përsëri me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, u zhvillua një ndeshje spektakolare, me Teutën që diti që t’i shfrytëzojë rastet që iu dhanë. Ishte Lorenco Vila, i cili pas një krosimi të marrë nga Dejvi Bregu nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Bekaj.

Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Egbo, që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa sukses. Kobina në minutën e 80’, lëvizi bukur nga krahu i djathtë, pro gjuajtja e tij u ndal te shtylla, ndërsa Vangjeli dy minuta më vonë, kishte përsëri një mundësi të artë shënimi, por u ndal në fund nga portieri Frashëri.

Teuta kështu regjistroi fitoren e parë për këtë sezon, ndërsa Tirana pësoi humbjen e parë.

Rezultatet e orës 13:45 në Superligë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco