Rikthim i madh/ Marco Asensio zëvendëson Ansu Fatin te kombëtarja e Spanjës

Rikthim i madh/ Marco Asensio zëvendëson Ansu Fatin te kombëtarja e Spanjës

15:25, 08/11/2020

Mund të quhet padyshim, një rikthim i madh, ai i Marco Asensio te kombëtarja e Spanjës. Futbollisti i Real Madrid, i cili po kthehet dalë nga dalë nga një dëmtim i rëndë në gju, u thirr nga Luis Enrique për të zëvendësuar Ansu Fati, i cili pësoi një dëmtim në menisk ditën e djeshme në ndeshjen që Barça e tij zhvilloi kundër Betis.

24-vjeçari (24 ndeshje, 1 gol) do të bashkohet me La Roja për ndeshjen miqësore me Hollandë dhe për takimet e Ligës së Kombeve kundër Zvicrës dhe Gjermanisë. Madrileni do të bëjë kështu rikthimin e tij të madh, më shumë se një vit pas ndeshjes së tij të fundit, më 10 qershor 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco