Formacionet zyrtare/ Atalanta - Inter, Gjimshiti e nis si titullar

Formacionet zyrtare/ Atalanta - Inter, Gjimshiti e nis si titullar

14:48, 08/11/2020

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës midis Atalantës dhe Interit, e vlefshme për javën e 7-të në Serie-A.

Ky duel pritet të jetë mjaft e luftuar, pasi të dy skuadrat kërkojnë tri pikët, për të lënë pas humbjet zhgënjyese në Ligën e Kampioneve.

Të dy skuadrat vuajnë mungesën e disa lojtarëve kryesorë në këtë sfidë, bergamaskët nuk do të kenë në dispozicion Gosens dhe Caldaran, ndërsa për zikaltërit mungojnë Sensi dhe Vecino.

Lukaku është rikthyer për Interin, por do ta nisë sfidën nga stoli, ndërsa Berat Gjimshiti do të luaj si titullar për Atalantën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco