Mbrojtësi i Interit analizon humbjen me Realin: Gabimet paguhen shtrenjtë

Mbrojtësi i Interit analizon humbjen me Realin: Gabimet paguhen shtrenjtë

15:34, 05/11/2020

“Me siguri jemi të zhgënjyer për rezultatin. Kemi kryer gabime që në këto ndeshje paguhen shtrenjtë. Goli i tretë na preu këmbët dhe jemi shumë të zhgënjyer”.

Alesandro Bastoni analizoi kështu për mikrofonat e “SkySport” humbjen 3-2 në shtëpinë e Realit të Madridit në ndeshjen e tretë në grupin e Ligës së Kampionëve për Interin, që tani ka tri sfida thelbësore për të kaluar grupin.

Momentalisht zikaltrit janë me vetëm dy pikë (nga dy barazime në dy ndeshjet e para, me Shaktarin dhe Borusia M’Gladbah).

“Ndeshjet janë të ndërtuara nga episode. Këtë herë ashtu si në raste të tjera gjatë këtij sezoni kanë ‘punuar’ kundër nesh. Duhet të studiojmë gabimet për të kuptuar se përse ndodhin kaq shpesh. Derisa matematika të na japë një mundësi, ne besojmë. Do të zbresim në fushë për të fituar tri të radhës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco