Amir Rrahmani shpreson të debutojë në Europa League me Napolin

Amir Rrahmani shpreson të debutojë në Europa League me Napolin

14:24, 05/11/2020

Amir Rrahmani është lojtari i vetëm i Napolit që nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare këtë sezon, megjithatë, mundësia e madhe mund t’i vijë sot ndaj Rijekës.

Pikërisht për këtë arsye, Amir Rrahmani tani ka rënë në sytë e mediave italiane, të cilat shtrojnë me të drejtë pyetjen: “Ku ka përfunduar Rrahmani? I paguar 14 milionë euro e nuk luan kurrë”.

Mbrojtësi nga Prishtina grumbullohet çdo takim, por ende nuk ka debutuar me fanellën e Napolit.

Ai u ble në janar, por përfundoi sezonin i huazuar te Verona teksa 14 milionë eurot e transferimi i tij nuk janë materializuar qoftë në një minutë të vetëm në fushë.

26-vjeçari u ble pasi synohej shitja e njërit mes Kalidu Kulibali dhe Maksimoviçit, por duke qenë se asnjëri nuk lëvizi, prezenca e Rrahmanit në formacionin napolitan u bë gjithnjë e më pak e mundur, teksa shansi i madh mund t’i vijë sot në sfidën e Europa League.

Si titullar apo zëvendësues, mbetet për t’u parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco