Thyhet tabuja, klubi shqiptar aktivizon për herë të parë në historinë e tij një futbollist të huaj

Thyhet tabuja, klubi shqiptar aktivizon për herë të parë në historinë e tij një futbollist të huaj

13:40, 05/11/2020

Klubi juglindor i Maliqit theu ditën e djeshme në sfidën ndaj Delvinës një “tabu” 70-vjeçare, për sa i përket futbollistëve të huaj.

I krijuar në korrik të vitit 1950, Maliqi kurrë në historinë e tij, nuk ka pasur në skuadër një futbollist të huaj.

Lojtari i parë i huaj që regjistron një prezencë me skuadrën maliqare, është japonezi, Kjota Uashida.

Image

Sulmuesi u aktivizua në minutën e 80-të, në sfidën e djeshme ndaj Delvinës, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë, duke zënë vendin e Mario Kames, duke u bërë pjesë e historisë së Maliqit, si futbollisti i parë jo-shqiptar që aktivizohet me bardhekuqtë.

Kujtojmë që këtë sezon, skuadra e drejtuar nga trajneri Egli Malësija, ka afruar në gjirin e saj 3 japonezë, të cilët pritet të marrin minuta në ndeshjet e tjera të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco