Barcelona do të bëjë 2 përforcime në merkaton e janarit

Barcelona do të bëjë 2 përforcime në merkaton e janarit

13:14, 05/11/2020

Pavarësisht situatës së krijuar pas largimit të presidentit Bartomeu, drejtuesit e rinj të klubit katalanas po punojnë për të përforcuar skuadrën për pjesën e dytë të kampionatit.

Dy objektivët për merkaton e janarit te blaugranat vazhdojnë të jenë Eric Garcia i Manchester City dhe Memphis Depay i Lyon.

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur menjëherë bisedimet si me klubin anglez ashtu edhe me atë francez, të cilët mund të marrin në konsideratë shitjen e futbollistëve gjatë meraktos së janarit, pasi si Garcias ashtu edhe Depay-t kontratat me klubet respektive u skadojnë në 2021.

Për të mos i humbur me parametër zero, Manchester City dhe Lyon do të marrin në shqyrtim ofertat që do të vijnë në drejtim të lojtarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco