FOTO/ Europa League, ndeshjet e sotme që nuk duhet t’i humbisni për t’i parë

FOTO/ Europa League, ndeshjet e sotme që nuk duhet t’i humbisni për t’i parë

09:52, 05/11/2020

Në Europa League këtë të enjte luhet raundi i 3-të i ndeshjeve në grupe.

Në orën 18:55 do të zbresë në fushë Tottenhami i Jose Mourinhos, që do të sfidojë në transfertën bullgare Ludogorets.

Pas humbjes ndaj belgëve të Antwerp, Tottenham duhet të reagojë sa më shpejt në Grupin J, aty ku çështja e kualifikimit është ndërlikuar.

Ludogorets në fakt është skuadra më e dobët e grupit teksa në dy ndeshjet e para nuk ka marrë asnjë pikë.

Po në orën 18:55 do të zbresë në fushë edhe Roma (transmetohet në Supersport), që pas barazimit në shtëpi ndaj CSKA së Sofjes do të synojë me çdo kusht të kthehet te fitorja në sfidën shtëpiake ndaj rumunëve të Cluj.

Me një triumf në këtë sfidë verdhekuqtë do të ngjiteshin në kuotën e 7 pikëve, në kuotën e 7 pikëve në Grupin A, duke lënë pas pikërisht rumunët që për momentin po 4 pikë sa edhe Roma.

Në mbrëmje në orën 21:00 do të jetë radha e Milanit që në “San Siro” sfidon francezët e Lillë, të cilët në Francë pozicionohen në vendin e 2-të të kampionatit pas Paris Saint Germain.

Kuqezinjtë po kalojnë një moment të artë teksa kanë 23 ndeshje pa humbje dhe do të kërkojnë ta zgjasin akoma më tepër këtë ecuri pozitive. Me një sukses ndaj Lille, Milani do të shkonte në kuotën e 9 pikëve në Grupin H dhe do të hidhte një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Më poshtë mund të shihni tabelën me ndeshjet që do të luhen sot në Europa League.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco