FOTO/ Vdes në aksident në Gjermani futbollisti 20-vjeçar shqiptar

FOTO/ Vdes në aksident në Gjermani futbollisti 20-vjeçar shqiptar

09:28, 05/11/2020

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditët e fundit. Futbollisti 20-vjeçar, Jetëlir Hasani, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Gjermani.

Shqiptari i Kosovës, aktivizohet te klubi Ulm 1905, në ligën amatore gjermane.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë publik nga vetë familja Hasani si dhe klubi i Ulm nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”. 

Image

“U goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë. Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman VFL Ulm.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit është sjellë në Prishtinë, për t’u varrosur ditën e sotme, njofton familja e futbollistit.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri jonë: Jetëlir Hasani

Varrimi bëhet më datë: 05.11.2020 (e Enjte) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan. Të pikëlluar: Familja Hasani”, thuhet në njoftimin e familjes Hasani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco