Messi merr një ofertë të rëndësishme nga Interi

Messi merr një ofertë të rëndësishme nga Interi

08:49, 05/11/2020

Leo Mesi nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe skuadrat e interesuara janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet rreth tij.

Nga Spanja raportojnë disa lajme që bëjnë me krahë tifozët e Interit.

Gazetari i njohur spanjoll, Eduardo Inda, bën me dije se “Suning” ka lëvizur për të transferuar Leo Mesin dhe ka bërë një ofertë shumë të rëndësishme në tavolinën e tij.

Rinovimi i Mesit është shumë i komplikuar. Për momentin nuk ka ndërmend që të vazhdojë bashkëpunimin me Barcelonën dhe kam informacione që ka marrë një ofertë shumë të rëndësishme nga Interi. Në fakt ai ka kërkesa nga Interi, por edhe nga gjysma e botës. Futbolli italian është duke rilindur falë një ligji që ndihmon të huajt dhe i largon nga taksat”, ka thënë gazetari Inda në “El Chiringuito Tv”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco