Liga e Kampioneve/ Juventus argëtohet me Ferencvarosh, debuton Myrto Uzuni

Liga e Kampioneve/ Juventus argëtohet me Ferencvarosh, debuton Myrto Uzuni

23:24, 04/11/2020

Juventus ka marrë një fitore të çmuar mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampioneve. Bardhezinjtë mposhtë me rezultatin e thellë 4-1 skuadrën e Ferencvarosh.

Juve e gjeti shumë shpejt golin e avantazhin, me anë të Alvaro Moratas. Sulmuesi spanjoll realizoi për torinezët, në minutën e 7-të takimit, pas asistit të Cuadrdo-s.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë e takimit u mbyll me këtë rezultat. Ndërsa në pjesën e dytë, Juventus shënoi edhe 3 herë të tjera në portën e skuadrës hungareze.

Ishte sërish, Morata ai i cili dyfishoi rezultatin për Juven, në minutën e 60-të të sfidës. 28 vjeçari mori asist nga Ronaldo dhe më pas spanjolli shënoi supergol nga hyrja e zonës.

Pak minuta më vonë, Paulo Dybala përfitoi nga një gabim i portierit të Ferencvarosh për të shënuar golin e tretë për skuadrën e tij (minuta 60-të).

Por nuk mbaroi këtu, portieri i ekipit hungarez, Denes Dibusz bëri një tjetër gafë, nga e cila përfitoi përsëi Dybala. Sulmuesi argjentinas ishte shumë pranë shënimit të golit të dytë personal, por goli iu dha mbrojtësit të Fernecvarosh, Dvali (minuta, 81). Ndërsa golin e  vetëm për hungarezët e realizoi Boli në minutën  e 90-të.

Myrto Uzuni u aktivizua pak minuta para se Ferencvarosh të shënonte golin e nderit ndaj Juves. Sulmuesi beratas u aktivizuan në minutën e 80-të, duke bërë ëndrrën e tij realitet.

Të gjitha rezultatet e ditës së mërkurë në Champions League:

Basaksehir - Manchester United/ 2-1

Zenit - Lazio/ 1-1

Barcelona - Dinamo Kiev/1-1

Chelsea - Rennes/ 3-0

Brugge - Dortmund/ 0-3

Ferencvaros - Juventus/1-4

Leipzig - PSG/ 2-1

Sevillia - Krasnodar/3-2

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco