Liga e Kampioneve/ Zenit dhe Lazio ndajnë nga një pikë

Liga e Kampioneve/ Zenit dhe Lazio ndajnë nga një pikë

21:01, 04/11/2020

Zenit ndal Lazio-n në Ligën e Kampioneve. Rusët barazuan 1-1 ndaj Lazio-s në Saint Petersburg, në një sfidë që mund të ishte fituar nëse VAR nuk do t’i anullonte golin futbollisti Andrey Mostovoy në minutën e 93-të.

Për rusët, që morën pikën e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, golin e epërsisë e shënoi Aleksandr Erokhin, në minutën e 32’.

Vedat Muriqi në këtë takim u paraqit për 59 minuta. Pikërisht, zëvendësuesi i Muriqit, Felipe Caicedo, shënoi për golin e barazimit për Lazion. Një rezultat pozitv mund të quhet ky për bardhekaltëri që në këtë sfidë vuanin mungesën e disa lojtarëve kryesor.

Pas tre ndeshjeve, Lazio numëron pesë pikë, ndërsa Zenit një pikë në Grupin F.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco