Liga Kampioneve/ Ferencvarosh - Juventus, formacionet zyrtare

Liga Kampioneve/ Ferencvarosh - Juventus, formacionet zyrtare

20:12, 04/11/2020

Në orën 21:00, në stadiumin “Pushkash Arena”, do të luhet sfida mes Ferencvarosh dhe Juventus, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Bardhezinjtë shihen si favoritë në përballjen ndaj hungarezëve dhe tri pikët janë detyrim për ta.

Në këtë takim për skuadrën e Ferencvarosh është grumbulluar edhe futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni. Rikuperimi në kohën nga Covid-19 ka bërë që beratasi të jetë prezent në këtë sfidë. Një vendim surprizë mund të quhet pasi Uzuni në fillim nuk ishte në listën e publikuar nga UEFA.

Nga ana tjetër, Ronaldo dhe Chiellini do ta nisin nga minuta e parë sfidën për Juve-n, ndërsa Paolo Dybala e nis nga stoli.

Më poshtë keni formacionet zyrtare për të dy sfidat në këtë takim.

Ferencvaros (4-5-1): Dibusz; Lovrencsics, Blazic, Dvali, Botka; Zubkov, Siger, Kharatin, Somali, Nguen; Isael. 

Juventus (3-4-1-2): Szczesny; Bonucci, Chiellini, Danilo; Cuadrado, Arthur, Rabiot, Chiesa; Ramsey; Morata, Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco