VIDEO/ Shënoi në mënyrë akrobatike golin e fitores së Milanit, Ibrahimovic: Ndihem i ri

VIDEO/ Shënoi në mënyrë akrobatike golin e fitores së Milanit, Ibrahimovic: Ndihem i ri

16:19, 01/11/2020

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ndihet i ri dhe i etur për të marrë përgjegjësi kur Milani përballet me vështirësi, pasi i siguroi një tjetër fitore kuqezinjve në Serie A.

Sulmuesi veteran shënoi një gol dhe dhuroi një asist në fitoren e Milanit 2-1 kundër Udineses.

Përveç se asistoi për golin hapës të shënuar nga Franck Kessie në minutën e 18-të, Ibra e shënoi golin e fitores në minutën e 83-të, i cili ishte i shtati për të këtë sezon.

“Ishte gol i mirë. Por më e rëndësishme ishte të fitonim, prandaj ishte goli i tri pikëve”, tha Ibrahimovic për supergolin që e shënoi në mënyrë akrobatike.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne dëshmuam se ne punojmë, vuajmë dhe i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit”, shtoi ai.

“Ne jemi njëra prej skuadrave më të reja në Evropë, edhe pse unë e rris moshën mesatare të saj, por ata më bëjnë të ndihem i ri. Ata janë shumë të uritur, të etur dhe asnjëherë të kënaqur në lojë apo stërvitje. Unë e marr mbi supe presionin dhe përgjegjësinë, ata nuk kanë nevojë ta ndiejnë atë”, theksoi Ibra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco