'Me Schumacher shikojmë televizor së bashku', lajm shpresëdhënës për legjendën gjermane

'Me Schumacher shikojmë televizor së bashku', lajm shpresëdhënës për legjendën gjermane

12:43, 01/11/2020

Michael Schumacher, piloti legjendar i Formula 1, është në  gjendje kome, kujdesi intensiv dhe procesi delikat të trajtimit 7-vjeçar pas aksidentit të tij të pafat në alpet e Zvicrës në vitin 2013.

Image

Jean Todt, i cili ishte bosi i Ferrarit gjatë periudhës kur Michael Schumacher garoi dhe aktualisht është president i FIA, në një intervistë për “De Telegraaf” ka folur sërish në lidhje me gjendjen shëndetësore të legjendës gjermane të pilotimit.

"Michael vijon të luftojë me familjen dhe mjekët e tij. Unë shpesh e vizitoj në shtëpinë e tij. Ne shikojmë televizior së bashku. Ndonjëherë shohim gara nëse hasim në ditë gare. Unë jam i vetëdijshëm për lajmet e këqija dhe të pashpresa që qarkullojnë për Schumacher. Nuk mund të jap shumë detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Familja kujdeset shumë për privatësinë.

Image

Mund të them se ai vijon të luftojë”, tha Todt përpara se të fliste për djalin e Michael Schumacher, Mick, i cili shihet si pasardhës i legjendësi gjermane në Formula 1: "Ai është një pilot i ri dhe i talentuar. Ka një sharm të lindur nga emri i tij, por kërkon kohë. Nuk mund ta them nëse do të jetë si babai i tij. Duhet të presim dhe të shohim nëse do të luftojë me Hamilton apo Verstappen. Ne nuk e dimë këtë tani", tha presidenti i FIA-s.

Një detaj që fton për optimizëm në lidhje me gjendjen e Schumacher, edhe pse Todt nuk dha detaje. Kur u pyet nëse legjenda e F1 është i ndërgjegjshëm për karrierën sportive të djalit të tij, Todt tha shkurt: “Nuk dua të flas për çështje private”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco