Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pozitiv me Covid-19, flet presidenti i Torinos: Jam mirë, por ju them të mos e nënvlerësoni virusin

Pozitiv me Covid-19, flet presidenti i Torinos: Jam mirë, por ju them të mos e nënvlerësoni virusin

12:18, 01/11/2020

Pak ditë më parë, presidenti i klubit të Torinos, Urbano Cairo rezultoi pozitiv me koronavirus dhe është shtruar në spital që nga e premtja, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë. Mirëpo, për fat të mirë tashmë, ai është përmirësuar dhe ka vendosur të shpërndajë edhe një mesazh në rrjetet sociale ku kërkon të sensibilizojë duke theksuar se virusi nuk duhet nënvlerësuar dhe se është shumë ngjitës.

“Dua të falenderoj të gjithë mjekët dhe infermierët e spitalit San Paolo, që po merren me të gjithë pacientët në mënyrë të shkëlqyer. Falenderoj ata që më kanë shkruar dhe më kanë bërë të ndjej afeksionin.

Unë jam mjaftueshëm mirë, por do doja t’iu thoja diçka. Mos e nënvlerësoni këtë virus, është shumë ngjitës dhe mund të merret lehtësisht. Vendosni gjithnjë maskën Ffp2, mbrohuni, lani duart dhe qëndroni në distancë. Mos shkoni në vende të popolluara dhe qëndroni larg personave të moshuar”, ishin fjalët e Cairo-s.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco