VIDEO/ Festoi golin si legjenda e Danimarkës, tani e quajnë Armando “Laudrup” Broja!

VIDEO/ Festoi golin si legjenda e Danimarkës, tani e quajnë Armando “Laudrup” Broja!

12:04, 01/11/2020

Armando Broja ishte protagonist për skuadrën e tij në fitoren 3-1 ndaj  Ëillem II në kampionatin holandez të futbollit.

Djaloshi nga Malësia e Madhe shënoi goli e përmbysjes për Vitesse-n, duke treguar edhe një herë se i ka aftësit për të luajtur në nivele të larta.

Mirëpo, përveç golit të shënuar, bëri përshtypje edhe mënyra që Broja zgjodhi për ta festuar golin. Ai vrapoi për te këndorja dhe u shtri në tokë sikur po pushonte.

Ky ishte një gjest i ngjashëm me atë që kishte bërë ish-sulmuesi i Danimarkës, Brajan Laudrup, në Botërorin e vitit 1988, kur shënoi ndaj Brazilit në çerekfinale. Ndaj në rrjetet sociale të gjithë kanë filluar ta quajnë sulmuesin shqiptar Armando “Laudrup” Broja, duke kujtuar ish-sulmuesin i cili në karrierën e tij luajti në disa nga klubet më të njohur në botë si Bayern, Milan, Chelsea dhe Ajax.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco