Te Napoli optimist për rinovimin e kontratës së Gattuso-s

Te Napoli optimist për rinovimin e kontratës së Gattuso-s

11:05, 01/11/2020

Bashkëpunimi midis Gennaro Gattuso dhe Napoli mund të vazhdojë. Të tretët në Serie A dy pikë pas Milanit, skuadra napolitane ka bërë një fillim të fantastik të sezonit. Një start që ka kënaqur presidentin Aurelio De Laurentiis. Aq sa një zgjatje e kontratës po diskutohet aktualisht midis të gjitha palëve.

Sipas informacioneve të “Sky Italia”, në “Castel Volturno” ka ndodhur një takim midis teknikut, presidentit dhe drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli. Protagonistët kryesorë po negociojnë një zgjatje të kontratës për dy sezone (deri në qershor 2023). Gattuso ka edhe një vit kontratë me Napolin. Mbetet për t'u parë...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco