Setien thyen heshtjen, flet për shkarkimin nga Barcelona dhe Lionel Messin

Setien thyen heshtjen, flet për shkarkimin nga Barcelona dhe Lionel Messin

10:24, 01/11/2020

Kur Quique Setién mori detyrën e trajnerit të Barcelonës pas shkarkimit të Ernesto Valverde,  të shumtë  ishin ata që po i buzëqeshnin me ironi Barcelonës. Në të vërtetë, tekniku spanjoll gjithmonë ka thënë se admiron lojën e Johan Cruyff dhe në intervistat e tij  të para si trajner i Blaugrana, ai i premtoi tifozëve  një lojë të hapur dhe bazuar në filozofinë e legjendës Hollandeze. Por në fund, ekipi i tij zhgënjeu, për sa i përket rezultateve, por veçanërisht për sa i përket lojës.

Në një diskutim me ish-trajnerin Vicente del Bosque, botuar në “El Pais” këtë të dielë, Setien u kthye të flas për këtë dështim. “Unë nuk isha vetvetja. Nuk munda, ose nuk e dija, kjo është e vërteta. 8-2? Nëse hyn në historinë e Barcelonës me humbje të tillë, përfundon i dëmtuar pafundësisht. Unë marr pjesën time të përgjegjësisë. Ndoshta një ditë do të shkruaj një libër për të. Por sapo u pushova nga puna, mësova se vendimi ishte marrë para 8-2 ndaj Bayern, ” tha Setien

Më pas Setien, foli për menaxhimin e vështirë të Lionel Messit. “Është e vështirë kur dikush është mësuar të fitojë. Kur nuk shkon ashtu siç duhet, te ai krijohet një formë ankthi e cila e lëndon kur nuk fiton. Kërkesa e madhe që ekziston në futboll sot ndikoi tek ai, si shumë të tjerë që kanë nevojë të fitojnë gjithmonë. Ka disa lojtarë që nuk janë të lehtë për tu menaxhuar. Midis tyre është Leo, ashtu është. Duhet të merret gjithashtu parasysh se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Kush jam unë që ta zëvendësoj gjatë ndeshjes! Ai është te Barça prej kaq shumë vitesh dhe nuk është zëvendësuar kurrë ... ” , shpjegoi ish Betis.

“Ekziston një aspekt tjetër që nuk është ai i lojtarit dhe që është më i komplikuar për tu menaxhuar. Ai është shumë i rezervuar, por të bën të kuptosh se çfarë dëshiron. Ai nuk flet shumë. Por ti e kupton atë që ai dëshiron... ” , shtoi spanjolli. Del Bosque më pas kujtoi fjalët e Tata Martino drejtuar numrit 10 të Barcelonës - "Unë e di që nëse telefonon presidentin, mund të më heqësh nga puna kur të duash, por mos ma trego çdo ditë" - pak a shumë të konfirmuara nga Setién: “Nuk kam nevojë të më thuhet se çfarë ka kaluar Martino ose dikush tjetër. Unë e kam jetuar atë. Unë kam pasur përvojë të mjaftueshme për të kuptuar dhe vlerësuar se si është ky djalë dhe të tjerët ” . Kjo është e qartë ... 

(Syri.net/ A.Gj)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco