VIDEO/ Seferi mposhtet me nokaut në raundin e parë nga rusi Gasiev

VIDEO/ Seferi mposhtet me nokaut në raundin e parë nga rusi Gasiev

09:31, 01/11/2020

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi nuk ka rezistuar asnjë raund ndaj rusit Murat Gasiev. Ndeshja u mbyll që në raundin e parë, me nokaut nga një e djathtë e fortë e Gasievit.

Pas shumë përpjekjeve, Seferi ia del të ngrihet me vështirësi, por gjyqtari vlerëson se ai nuk mund të vazhdonte më tej dhe i dha fitoren boksierit rus.

Gasiev vazhdon kështu formën e mirë, teksa në boksin profesionist në 28 ndeshje të zhvilluara, regjistron 27 fitore, 20 prej të cilave me nokaut, ndërsa Seferi regjistroi humbjen e 10 në 51 ndeshje të zhvilluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco