Përgjigja e Guardiola kur pyetet për një rikthim të mundshëm te Barcelona

Përgjigja e Guardiola kur pyetet për një rikthim të mundshëm te Barcelona

08:33, 01/11/2020

Trajneri i Manchester City ka folur për spekulimet mbi një rikthim të mundshëm te Barcelona. Ishe dëshira e kandidatit për president te Barcelona, Victor Font, për të ribashkuar Guardiolan me Messin.

Kjo kishte nxitur thashethemet në media që tekniku spanjoll do të rikthehej te katalanasit.

Megjithatë, trajneri i City në një intervistë të dhënë pas fitores ndaj Sheffield, është shprehur se kapitulli i tij me Barçën është mbyllur njëherë e mirë dhe se ai do të rikthehet në klub vetëm si tifozë.

“Periudha e ime si trajner i Barcelonës ka përfunduar. Mendoj se në jetë disa gjëra bëhen vetëm njëherë”, tha Guardiola pas ndeshjes se Manchester City-Sheffield United.

“Aty janë disa njerëz të jashtëzakonshëm, tani për shembull Ronald Koeman. Ka përfunduar, do të kthehem në qytetin tim për ta parë klubin tim, ndonjë ndeshje, kam kryer punë atje”, përfundoi Guardiola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco