Barcelona pa busull, sërish zhgënjen në La Liga

Barcelona pa busull, sërish zhgënjen në La Liga

22:57, 31/10/2020

Barcelona vazhdon të zhgënjejë në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman barazuan me vështirësi 1-1 në përballjen ndaj Deportivo Alavesit e vlefshme për javën e 7-të.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi për skuadrën e Deportivo Alaves, pas një gabimi trashanik të Netos. Rioja ishte ai që shfrytëzoi gabimin e portierit, për t’i dhënë Alavesit avantazhin 1-0 në minutën e 31’.

Barcelona rriti presionin duke kërkuar golin. Në minutën e 63’ ishte Antoine Griezmann që dërgoi topin në rrjetë.

Pas këtij barazimi, Barcelona pozicionohet në vendin e 12-të me vetëm 8 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco