Agjenti i Dybala-s kthehet në Argjentinë, asnjë marrëveshje me Juventusin për...

Agjenti i Dybala-s kthehet në Argjentinë, asnjë marrëveshje me Juventusin për...

11:13, 31/10/2020

Rinovimi i kontratës së Paulo Dybala me Juventus shtyhet për në vitin 2021. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” , Jorge Antun , agjenti i “La Joya”, është larguar nga Torino, duke u kthyer në Argjentinë pa u takuar me drejtuesit e Juventusit.

Antun ndodhej prej një muaj e gjysmë në Itali, në përpjekje për të negociuar me drejtuesit e klubit bardhezi. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tashmë gjithçka është shtyrë për në vitin 2021.

Duket e paimagjinueshme, por Juve rrezikon të humbasë një lojtarë si Paolo Dybala me kosto zero (kontrata e sulmuesit argjentinas skadon në vitin 2022).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco