Ish-kampioni i botës me Francën këshillon Mbappen për të ardhmen

Ish-kampioni i botës me Francën këshillon Mbappen për të ardhmen

10:46, 31/10/2020

Kampioni i Botës me Francën në vitin 1998, Robert Pires u tërhoq nga futbolli disa vite më parë, por ish-mesfushori ende mban një sy nga lajmet e topit të rrumbullakët. Gjatë një interviste për median spanjolle AS , Pires  dha mendimin e tij mbi situatën e Kylian Mbappe, i cili kërkohet nga Real Madrid.

“ A e shikoj Mbappe-n te Real Madrid sezoni e ardhshëm? Sigurisht që po! Po kini kujdes, më pëlqen PSG, unë jam francez dhe kam dëshirë që ai të qëndronte në Ligue 1. Mirëpo, nëse Mbappe dëshiron të përmisojë nivelin, po, ai duhet të nënshkruajë me Real Madrid, ” tha Robert Pires.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco