'Ulni rrogat ose shpallni falimentin', Barcelona buzë greminës

'Ulni rrogat ose shpallni falimentin', Barcelona buzë greminës

10:23, 31/10/2020

Epoka Bartomeu ka përfunduar. Pas më shumë se pesë vitesh në krye të klubit,  57 vjeçari vendosi të jepte dorëheqjen. Së bashku me të u larguan edhe pjesa tjetër drejtuese. Një lajm i përshëndetur nga shumë tifozë të klubit blaugran, të cilët kishin nënshkruar edhe një peticion për largim e Bartomeut.

Mirëpo fatkeqësisht, për ata të paktën, klubi i tyre i zemrës do të vazhdojë të paguajë çmimin për menaxhimin e keq të ekipit nga ish-presidenti. Lajmet e fundit nga Katalonia janë më shumë se shqetësuese ...

Për javë të tëra, klubi është përpjekur të gjejë një marrëveshje për uljen e pagave të lojtarëve. Disa futbollistë tashmë kanë dhënë dritën jeshile, individualisht, si Gerard Pique, Frenkie de Jong, Clement Lenglet dhe Marc-Andre ter Stegen.

Lojtarët në fjalë kanë nënshkruar kontrata e reja, duke rënë dakord me uljen e pagës. Megjithatë, situata mbetet kritike. Siç shpjegon radioja serioze katalanase RAC1 , Barça, do të duhet të ulë me të paktën 190 milionë euro pagat e lojtarëve.

Së fundmi është organizuar takimi i parë mes lojtarëve dhe drejtuesve për uljen e pagave. Lojtarët janë të gatshëm ta ndihmojnë klubin dhe pritet që pagat të reduktohen në nivelin e kërkuar. Drejtuesit të cilët morën përsipër udhëheqjen e Barcelonës, pas dorëheqjes së Bartomeut kanë kohë deri më 5 nëntor për të zgjidhur situatën. Po sikur kjo të mos ndodh? Përgjigja është e thjeshtë. Klubi i Barçës rrezikon falimentimin. (Syri.net)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco