Conte: Drejtuesit të ngrenë zërin për gabimet e arbitrave

Conte: Drejtuesit të ngrenë zërin për gabimet e arbitrave

23:28, 30/10/2020

Tek Interi të gjithë janë me mendjen te sfida e javës së ardhshme ndaj Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve, por përpara saj do të jetë përballja e nesërme ndaj Parmës në “San Siro”, një ndeshje që duhet fituar patjetër nga zikaltrit.

Trajneri Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për kundërshtarin e nesërm, gjendjen fizike të disa futbollistëve, por edhe gabimet e arbitrave, teksa pati edhe një apel për drejtuesit e klubit.

Ndeshja me Parmën – Skuadrat e Liveranit duan të luajnë vazhdimisht me topin dhe e dimë mirë se çfarë na pret nesër. Natyrisht që çdo ndeshje ka historinë e saj, por nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikët.

Sulmi – Është e sigurt që do të luajë Lautaro nga minuta e parë dhe në krah të tij kemi alternativa si Pinamonti e Perisic. I pari është një djalosh interesant, që po angazhohet maksimalisht, pasi e ka kuptuar mirë çfarë duam ne prej tij. Duhet “të hajë ende shumë bukë të fortë” për t’u shndërruar në një alternativë të vlefshme, por kemi besim se mund të bëjë mirë. Perisic është provuar në sulm edhe verën e kaluar gjatë përgatitoreve dhe mund të them se ka disa cilësi që mund ta bëjnë të përshtatet mirë aty.

Gabimet e arbitrave – Sigurisht që ka pasur episode që na kanë penalizuar, por nuk është detyra e një trajneri që të merret me to. Drejtuesit e skuadrës duhet të analizojnë rastet dhe të ngrenë zërin në zyrat e duhura, për të mos pasur më episode të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco