Vasil Shkurtaj zhvillon stërvitjen e parë me ekipin kinez

Vasil Shkurtaj zhvillon stërvitjen e parë me ekipin kinez

19:35, 30/10/2020

Vasil Shkurtaj do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin kinez dhe tashmë është zyrtare edhe firma e tij me klubin që do të përfaqësojë në edicionin e ri futbollistik.

Sulmuesi i cili në vitet e fundit luajti me shumë sukses te Luftëtari dhe Kukësi në Kategorinë Superiore, ka firmosur në kategorinë e dytë në Kinë, duke iu bashkuar skuadrës së Jiangxi Liansheng.

Ka qenë vetë futbollisti ai i cili në rrjetet sociale ka treguar se jo vetëm ka hedhur firmën në kontratë, por ka nisur menjëherë stërvitjen në klubin e ri.

“I lumtur ju njoftoj se tani edhe zyrtarisht do të luaj në Azi me ekipin kinez Jiangxi Liansheng. Sot zhvillova stërvitjen time të parë dhe pres me padurim debutimin tim”, shkruante futbollisti shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco