Formula Uno rikthehet në Imola, 14 vite nga fitorja e Schumacher

Formula Uno rikthehet në Imola, 14 vite nga fitorja e Schumacher

09:01, 30/10/2020

Ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Imola në Formula 1, pistë e pozicionuar në Itali dhe ku zakonisht është zhvilluar gara e Çmimit të Madh të San Marinos. Njëvendëshet e Formula 1 rikthehen në këtë pistë pas 14 vitesh (hera e fundit është garuar në vitin 2006), kur për herë të fundit triumfonte një legjendë si Michael Schumacher.

Vështirë të parashikosh xhiron më të shpejtë, që sipas specialistëve pritet të jetë rreth 1’14”, pasi pista ka ndryshuar disi që nga hera e fundit që është garuar aty. Një pistë me 17 kthesa, me disa pjesë të vështira për pilotët, pasi duhet mjaft kujdes për të mos përfunduar jashtë saj, telesport

Shumë nga pilotët e rinj nuk kanë garuar aty, ndaj për ta mbetet e panjohur. Një pistë që ka edhe kujtime të hidhura, siç është aksidenti që i mori jetën ikonës Ayrton Senna (1994).

Ndërkohë, është vendosur që gara të zhvillohet pa publik, për shkak se në Itali janë shtuar shumë rastet me Covid-19. Organizatorët shpresuan deri në fund që të lejojnë një sasi të limituar tifozësh, por pa sukses. Sidomos të zhgënjyer kanë mbetur tifozët e Ferrarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco