Inter konfirmon dëmtimin e Lukakut, sulmuesi humbet Parmën dhe Realin

Inter konfirmon dëmtimin e Lukakut, sulmuesi humbet Parmën dhe Realin

21:11, 29/10/2020

Shtatë gola në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet (5 në Serie A dhe 2 në Ligën e Kampionëve). Romelu Lukaku ka bërë një fillim të shkëlqyet të sezonit me Interin. Por për fat të keq, qendërsulmuesit belg i duhet të ndalet.

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk të martën në mbrëmje (0-0), ka bërë që Lukaku t’i nënshtrohet në rezonance magnetike këtë mëngjes në institutin “Humanitas”, në Rozzano, që ka treguar se sulmuesi ka një tendosje të muskujve të kofshës së majtë.

“Ekzaminimet, – lexohet në deklaratën e klubit ziklatër, – treguan një tendosje të muskujve të kofshës së majtë. Situata e sulmuesit belg do të vlerësohet ditë pas dite.”

Një lajm i hidhur dhe i papritur, pasi golashënuesi më i mirë i Interit në këtë fillim sezoni do të mungojë ndaj Parmës në Serinë A dhe kundër Real Madridit në Championsin League (takim përcaktues për renditjen e grupit).

Në mendjen e Contes, megjithatë, ekzistonte ideja për ta ruajtur sulmuesin ndaj Parmës, me Pinamontin si zëvendësuesin e tij të mundshëm përkrah Lautaro Martinezit. Por Interi e humbet Belgun, duke përjashtuar një mrekulli të mundshme, edhe për ndeshjen e së martës ndaj “Los Blancos”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco