Del Piero: Më bie në sy një fakt alarmues te Juventusi

Del Piero: Më bie në sy një fakt alarmues te Juventusi

16:37, 29/10/2020

Ish-kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero, ka analizuar humbjen e bardhezinjve ndaj Barcelonës, nga studiot e rrjetit “Sky Sport”.

“Ndonëse edhe ata kanë bërë mjaft ndryshime, Barcelona është disi më përpara sesa Juventusi, pasi mos ta harrojmë mënyrën se si erdhi edhe ‘divorci’ nga Mauricio Sarri dhe emërimi i Andrea Pirlos.

Por, nëse gjërat janë të qarta se si po ecin aktualisht te Juvja, ku mungesat janë të shumta dhe tepër të rëndësishme, më bie në sy një fakt alarmues, mbi të cilin Andrea duhet të nisë të punojë: për Juven është ndeshja e tretë që e mbyll me karton të kuq në këtë sezon dhe e disata që numëron të paktën 5 ndëshkime me të verdhë. Kjo tregon mungesë totale balance”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco