Sarri lirohet nga Juventusi, gati për stolin e Fiorentinës!

Sarri lirohet nga Juventusi, gati për stolin e Fiorentinës!

14:55, 29/10/2020

Maurizio Sarri është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me Juventusin.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb trajneri italian e ka firmosur zgjidhjen me konsensus të kontratës me kampionët e Italisë dhe që nga ky moment është i lirë për të firmosur me një tjetër ekip.

Palët kanë arritur marrëveshjen që ka kënaqur si Sarrin ashtu edhe klubin e Juves përsa i përket anës ekonomike. Për ish-trajnerin e Napolit dhe Chelsea-t tashmë shtohen zërat për t’u ulur në stolin e Fiorentinës një skuadër që ka zhvilluar një merkato cilësore gjatë kësaj vere dhe kërkon një pozicion sa më të mirë në renditje./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco