Nis futbolli në Shqipëri/ Merret vendimi: Ja kur luhen ndeshjet...

Nis futbolli në Shqipëri/ Merret vendimi: Ja kur luhen ndeshjet...

14:17, 29/10/2020

Futbolli në Shqipëri rfikillon aktivitetin normal.

Pas takimit urgjent ditën e sotme me presidentët e klubeve të Superligës, Armand Duka deklaroi fundin e bojkotit pasi ditën e dielë do të fillojë raundi i parë i Kupës së Shqipërisë.

Kurse ndeshjet e Kategorisë Superiore do të luhen të mërkurën.

"Sapo përfunduam mbledhjen me Ligën Profesioniste. Ishte një debat për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Vendimi përfundimtar ishte për disa arsye. Për arsye të domoshmërisë të spektatorëve që duan të shohim futboll, për arsye të lojtarëve. Një ndërprerë kaq e gjatë i bën dëm atyre dhe trajnerëve.

E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, që do të jetë turni i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që të mërkurën fillon kampionatin. Bojkoti dha efekt. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.

Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, u shpreh Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco