Liverpooli kërkon të rrëmbejë tjetër ‘yll’ nga Bayerni

Liverpooli kërkon të rrëmbejë tjetër ‘yll’ nga Bayerni

11:35, 29/10/2020

Pasi nënshkroi gjatë verës me Thiago Alcantaran, Liverpool është futur në garë për “yllin” tjetër të Bayern Munchen, David Alaban.

Edhe pas tri përpjekjeve, klubi bavarez nuk ka arritur që ta bindë austriakun që të rinovojë kontratën dhe në këtë mënyrë bëhet më i mundshëm largimi falas verën e ardhshme nga kampionët e Gjermanisë.

Por mediat britanike raportojnë se Liverpool do të tentojë edhe në janar të marrë me një çmim të ulët Alabën.

28-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kyç për fitimin e tripletës këtë sezon me skuadrën e Bayernit. Interesim për të kanë shfaqur edhe klubet tjera përfshirë Manchester United, Chelsea, Juventus dhe Barcelona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco