Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Champions League/ Barcelona thyen Juventusin në Torino

Champions League/ Barcelona thyen Juventusin në Torino

23:05, 28/10/2020

Ndeshje prestigji për këtë javë të 2-të në fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve midis Juventus dhe Barcelonës. Dy skuadra në vështirësi në kampionatet e tyre përkatëse, por me forcën e mjaftueshme për të premtuar spektakël.

Ndeshja filloi vrullshëm për Barcën që preku shtyllën në minutën e dytë me anë të Griezmann. Mirëpo nuk vonoi shumë dhe katalansit gjetën rrugën e rrjetës me anë të Ousmane Dembélé, (0-1, 14). Dy herë, Morata gjeti rrjetës por sulmuesi spanjoll ishte pozicion jashtë loje në të dy aksionet , (15-të, i 30-të).

Ndërkohë, Messi  përpak nuk shënoi në minutën e 23-të. Dembélé, i kudondodhur në këtë sfidë i shkoi pranë golit në minutën 35-të. Barça e mbyll në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj katalanasve.

Kur u kthyen nga dhomat e zhveshjes, badhezinjtë më në fund u zgjuan. Italianët gjetën sërish golin me moratan, por për herë të tretë në këtë mbrëmje, spanjolli ishte pozicion  jashtë loje dhe goli u anulua (i 55-ti).  Juve u përpoq sërish të shënonte, por dështoi.  Minutat më pas katalanasit u përpoqën të gjenin golin, por gjuajtja e Grizemann përfundoi ngjitur me shtyllën (e 76-ta).

Juve e përfundoi në mënyrën më të keqe sfidën, pas ndëshkimit me karton të kuq të Demiral dhe një penallti pas një faulli të Bernardeschi ndaj Fati, të cilën Messi  e shndërroi në gol (0-2, 90 + 1e). Rezultati përfundimtar 2-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco