Moise Kean thyen rekordin e Del Pieros

Moise Kean thyen rekordin e Del Pieros

22:40, 28/10/2020

Megjithëse Juventusi e largoi si të padëshiruar dhe të papërshtatshëm për mentalitetin e tij, sulmuesi Moise Kean i tregon vlerat në Francë dhe Europë me PSG-në.

20-vjeçari vendosi një rekord të ri për sa i përket futbollit italian.

Me dopjetën e shënuar ndaj Bashakshehirit sot në Turqi, ish-lojtari i Juventusit dhe Evertonit bëhet lojtari më i ri italian që shënon si startues në Ligën e Kampioneve.

Ai zbret një kat më poshtë legjendën juventine, Alesandro Del Piero.

Kean është 20 vjeç e 234 ditë, ndërsa numri 10 legjendar juventin shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve kur ishte 20 vjeç e 308 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco