Pjanic: Do t’u them nipërve dhe mbesave se kam luajtur me Ronaldon dhe Messin

Pjanic: Do t’u them nipërve dhe mbesave se kam luajtur me Ronaldon dhe Messin

12:54, 28/10/2020

Miralem Pjanic ka folur në prag të përballjes kundër ish skuadrës së tij, Juventusit.

Sonte në Torino do të luhet ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës e vlefshme për raundin e dytë të Champions Leagues.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu përsëri, është vërtet emocionuese. Kam kaluar katër vjet këtu dhe kam kujtime të mira, por tani kam ardhur të luaj një ndeshje të mirë kundër një rivali të ashpër, i cili, si ne, dëshiron të jetë i pari në grup”.

“Unë fola me Messin për vitet që kalova, fola mirë për klubin dhe presidentin. Asgjë më shumë se kaq, ai është i informuar mirë, ai e njeh shumë mirë Juventusin. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të luaj me Ronaldon dhe tani me Messin. Janë dy fenomene, unë do t’u them nipërve dhe mbesave të mia se kam luajtur me dy lojtarët më të mirë të kohës”, tha Pjanic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco