Vendosi të jap dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës, ja fjalët e Bartomeut

Vendosi të jap dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës, ja fjalët e Bartomeut

23:24, 27/10/2020

Në mbledhjen e fundit si president i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu tregoi vendimet e fundit që klubi ka marrë përpara se të shkojë në zgjedhjet për postin e presidentit.

Mediat spanjolle zbuluan deklaratën e tij përpara pjesëtarëve të bordit drejtues, ku zbulohet se ai ka pranuar që Barcelona t’i bashkohet projektit madhor të Superligës Europiane dhe që Botërori i Klubeve të luhet çdo 4 vjet. Ai theksoi se e lë klubin me financa të sigurta.

Dështimet në sezonin e kaluar dhe përplasjet e brendshme shkaktuan rënien e reputacionit dhe largimin përfundimtar të Bartomeut dhe bordit drejtues të Barcelonës.

“Miratuam kërkesën për të marrë pjesë në Superligën Europiane. Vendimi për të luajtur në këtë kompeticion duhet të ratifikohet nga Asambleja e klubit. Ne mund të themi me krenari se jemi klubi më i mirë në botë për sa i përket vlerave.

Kemi arritur ta mbajmë klubin në duar të sigurta. Superliga Europiane do të garantojë qëndrueshmëri për klubin. Ajo çfarë na bën unikë se nuk kemi nevojë të shpërndajmë dividentët dhe përfitimet të alokuara për investimet e sportit.

Klubi ka një stabilitet të padiskutueshëm. Klubi ka pranuar gjithashtu formatin e ri të Botërorit të klubeve” tha Bartoumeu, i cili më pa u pyet nga gazetarët se përse nuk e kishte dhënë dorëheqjen më herët: “Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, gjëja më e lehtë që mund të bëja, ishte largimi, por kishte vendime të rëndësishme për t'u marrë në mes të një krize të paparë botërore.

Një komision menaxhimi me funksione të kufizuara sigurisht nuk mund ta kishte bërë atë ... Kush do të kishte zgjedhur trajnerin e ri? Kush do ta mbronte vazhdimësinë e Messit? ", ishin fjalët e fundit të Josep Maria Bartomeut si president i Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco