Ja kur e ka pësuar Bayern Munchen humbjen e fundit në Champions League

Ja kur e ka pësuar Bayern Munchen humbjen e fundit në Champions League

22:00, 27/10/2020

Bayern Munchen fitoi pasditen e sotme në fushën ruse ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultatin 1-2, duke treguar pse është “Mbret” i Europës.

Skuadra e Hansi Flick regjistroi fitoren e 13-të radhazi në Europë.

Ajo çfarë është më interesante është se bavarezët nuk e njohin humbjen në “kontinentin e vjetër” që prej marsit të vitit 2019.

Eliminimi nga Liga e Kampioneve në 13 mars 2019 nga Liverpooli (1-3) është humbja e fundit që kanë pësuar fituesit e “Tripletës”.

Por, një periudhë gati dy-vjeçare pa humbje duket si një kohë relativisht e largët dhe Bayerni duket një ekip tepër i frikshëm edhe për këtë sezon, ku mbetet sërish pretendenti kryesor për të fituar të gjitha trofetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco