Champions/ Inter ngec në fushën e Shakhtar Donetsk

Champions/ Inter ngec në fushën e Shakhtar Donetsk

21:09, 27/10/2020

Është mbyllur në barazim pa gola (0-0) përballja midis Shakhtar Donetsk dhe Inter, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Zikaltërit e dominuan takimin, duke krijuar raste të shumta shënimi por për fatin e tyre të keq nuk arritën t’i kthejnë në gol.

Një rezultat zhgënjyes për ekipin e Antonio Conte-s që e ndërlikon çështjen e kualifikimit pas barazimit ndaj ekipit ukrainas. Ky ishte barazimi i dytë i Interit, pas atij ndaj Borussia Monchenglabach 2-2. Ndërsa për Shakhtarin kjo pikë ishte mjaft e vlefshme pas fitores ndaj Real Madrid 3-2 në transfetë.

Tashmë, Shakhtar mban vendin e parë të renditjes në Grupin B në kuotën e katër pikëve, ndërsa Inter mban vendin e tretë në kuotën e dy pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco